Para se të bëhej njëri nga yjet më të njohur në Hollywood, Leonardo DiCaprio ishte një fëmijë i varfër që jetonte në rrugët më të liga të Los Angelesit.
Në një intervistë, 39-vjeçi, pohoi se ai gjatë tërë kohës ishte i rrethuar nga droga dhe prostitucioni para se t`i kthehej aktrimit dhe të ikte nga problemet.
Ylli i filmit “The Wolf Of Wall Street”, gjithashtu theksoi se asnjëherë nuk kishte marrë drogë pasi në rrugën kryesore të lagjes e kishte parë se çfarë u bënte ajo njerëzve.
Aktori ka thënë për “Los Angeles Times” se u rrit si fëmijë “shumë i varfër” në një lagje të Los Angelesit.
“U rrita shumë i varfër dhe pash pjesën tjetër të medaljes”.
“Asnjëherë nuk kam përdorur drogë”, ka shtuar ai. “Sepse ato gjëra i pash çdo ditë kur unë isha tre apo katër vjeç”.
No comments :
Post a Comment