facebookgoogle plusrss feedmesazh

01 February 2014

Ku janë 10 anëtarët e parë të Facebook?

Tri llogaritë e para në Facebook tashmë as që ekzistojnë më. Të gjithë të regjistruarit në Facebook kanë një ID numër për të përdoruesit, që është krijuar kur ata janë regjistruar. Por, këta numra nuk janë medoemos në mënyrë kronologjike: përdoruesit e parë kanë qenë studentë universitarë, andaj përdoruesit e Harvardit kanë numrat 0-99999, ata të Columbia 100000-199999, të Stanford 200000-299999, e kështu me radhë.

Shtatorin e vitit 2005, nxënës të shkollave të mesme u lejuan që të anëtarësohen në këtë rrjet dhe sistemi ndryshoi, e ndryshoi sërish një vit më pas kur faqja u hap për të gjithë.

E nga ajo kohë, në këtë rrjet social kanë kaluar me miliarda persona. Megjithatë, disa prej përdoruesve të parë tashmë nuk janë fare në këtë faqe, duke i mbyllur llogaritë e tyre, por një numër i madh i tyre janë ende andej-pari.

Ndonëse Zuckerberg mund të kishte qenë i pari në faqe, ai nuk është numër një. Tri llogaritë e para janë rezervuar për testime, duke bërë që Zuck të mbetet numër katër.

Menjëherë pas tij vijnë bashkë-themeluesit, Chris Hughes numër pesë dhe Dustin Moscovitz numër gjashtë. Hughes ka qenë zëdhënësi i parë i Facebook, dhe pasi u largua nga kompania, ai udhëhoqi fushatën online të Barack Obamas më 2008.

Fama e tij majtiste u rrit shumë, sa që marsin e vitit 2012 ai bleu revistën jetëgjatë politike “New Republic”, dhe si botues dhe kryeredaktor e ka rihapur profilin e tij publik.

Moscovitz punoi në anën teknike të kompanisë, dhe pasi u largua nga ajo më 2008, ai nisi një kompani të re të quajtur Asana, e cila krijonte softuere për menaxhimin e detyrave.

Por, çfarë ndodhi me Eduardo Saverin, bashkëthemeluesi i tretë i kompanisë? Me numrin identifikues 41, ai nuk është as në top-20 anëtarët e parë.

Shumë para Saverin vjen Arie Hasit, i pari jo-themelues që u regjistrua në Facebook, dhe aso kohe shok i dhomës së Zuckerberg. Pasi diplomoi në Harvard, Hasit u zhvendos në Izrael, ku aktualisht është duke studiuar për t’u bërë rabin ndërsa punon si Rabin student për NOAM, një grup të rinjsh konservatorë.

Anëtari i radhë i Facebook – së paku një nga ata që ende janë në faqe – ishte Andrew McCollum (ID: 26), i cili e njihte Zuckerberg nga një orë mësimi e shkencave kompjuterike që aso kohe po e ndiqnin të dy. McCollum aktualisht punon në firmën NEA. Sikurse shumë prej anëtarëve të parë, edhe ky pati rol në krijimin e vetë faqes. Veç kontributeve tjera, ai krijoi edhe logon e parë për “thefacebook”, siç njihej asokohe: një imazh bardh-e-kaltër i pikselizuar i Al Pacinos.

Por, jo të gjithë ata me ID me një apo dy shifra kanë qenë anëtarë në ditët e tij të hershme. 

Chris Putnam iu bashkua Facebook-ut si inxhinier më 2005, pasi ai dhe dy miq të tij krijuan një virus kompjuterik i cili u shpërnda nëpër faqe, duke i infektuar profilet e përdoruesve dhe duke e bërë faqen Facebook t’i ngjante më shumë faqes tjetër konkurrente, MySpace.

Kur Facebook i gjeti ata, në vend se ta kontaktonte policinë, ata iu ofruan atyre punë. Por, vetit e vjetra vështirë vdesin: pasi Putnam e pranoi punën, disa prej inxhinierëve të faqes e kuptuan se disa ID numra nuk ishin përdorur kurrë.

Dhe kjo bëri që ai tashmë e ka ID numrin 13.

No comments :

Post a Comment