Kosumimi i frutit të pjeshkës është i domosdoshëm për shëndetin. Pjeshka ka vlera të jashtëzakonshme për një sërë sëmundjesh.
E cilësuar si simboli i jetëgjatësisë në Kinë, pjeshka është e pasur me antioksidantë që mbrojnë qelizat e trupit nga dëmtimi dhe kështu zvogëlojnë rrezikun nga sëmundjet kardiovaskulare, disa lloje të kancerit dhe sëmundjeve kronike.
Pjeshkat përmbajnë fenol, substancë e cila është antioksidanti i saj kryesor dhe i cili vepron më fuqishëm se sa vitamina C.
Por, meqë lëkura e pjeshkës përmban deri dy herë e gjysmë më shumë fenol se sa vetë brendësia e frutit, mos e qëroni atë.
Nëse nuk e pëlqeni lëvoren e pjeshkës së zakonshme për shkak të “qimeve”, merrni nektarinat që janë pa qime. Në esencë është pemë krejtësisht e njëjtë.
Karotenoidet kryesore të cilat gjenden në pjeshkë dhe nektarina janë beta-kriptoksantin dhe beta-karotinë, të cilat në organizëm shndërrohen në vitaminë A. Sa më të portokallta të jenë pjeshkat më tepër beta-karotenë ka në to.
Pse duhen konsumuar
Pjeshkët e freskëta janë burim i mirë i fosforit, i cili është jashtëzakonisht i rëndësishëm, sepse ndikon në shëndetin e eshtrave dhe dhëmbëve, rritjen dhe rigjenerimin e indeve dhe mirëmbajtjen e vlerave të ph në gjak.
Ato po ashtu përmbajnë edhe hekur, bakër i cili i nevojitet organizmit për të krijuar hemoglobinë dhe kolagjen, vitaminë B3, i cili është një faktor i rëndësishëm për metabolizmin dhe prodhimin e energjisë.
Një pjeshkë e madhësisë mesatare (me lëvore), mbulon pesë deri në dhjetë për qind të nevojave të trupit për fibra te të rriturit.
Nëse hani pjeshkë rregullisht, do të rregulloni sulmet e urisë, do të mundësoni zbrazjen e rregullt të zorrëve, do të zvogëloni rrezikun nga kanceri i zorrës së trashë, sëmundjet kardiovaskulare dhe diabeti i tipit 2.
Nuk duhet harruar as që pjeshkët janë burim i rëndësishëm i vitaminës C, e cila na mbron nga infeksionet dhe përshpejton shërimin dhe i vitamins E, e cila ndikon në imunitet dhe në shëndetin e lëkurës.
No comments :
Post a Comment