Disa profesione i janë më shumë të ekspozuara rrezikut nga prishja e martesave, pra mjekët shumë më shpesh divorcohen sesa inxhinierët, thuhet në një studim britanik.
Kategorisë më të rrezikuar në pikëpamje të prishjes së vatrës familjare i përkasin valltarët, koreografët, barmenët apo kinezoterapeutët, me madje 40 për qind të shanseve që të divorcohen nga bashkudhëtari i jetës, konstatojnë autorët e këtij studimi.
Infermierët dhe punëtorët e tjerë mjekësorë, artistët dhe sportistët janë menjëherë pas tyre dhe kanë 30 për qind shanse që martesa t’u prishet. Më së paku të rrezikuar, sipas studimit, janë martesat e inxhinierëve me vetëm 2 për qind të rrezikut për prishje martese.
Në këtë studim gjithashtu theksohet që orari i zgjatur, puna jashtë orarit dhe gjatë vikendeve nuk kanë ndikim të dukshëm për divorc. Autorët e studimit kanë analizuar çiftet e divorcuara dhe të ndara të 449 profesioneve të ndryshme.
Drejtori i agjencisë Reality and Performance, Hamid Agini, thotë që nuk janë përfaqësuar të gjitha profesionet në këtë studim, madje mu ato te të cilat divorcet janë dukuria më e shpeshtë, dhe në të cilat ka radhitur edhe punën e politikanëve, drejtorëve dhe gazetarëve.
Burimi: Telegrafi
No comments :
Post a Comment