Nëse ju dhemb barku, vuani nga pagjumësia ose keni infeksione nga kërpudhat, është mirë të hani ndonjë ushqim para se të filloni me barnat, pasi që disa përbërës të ushqimit të zakonshëm janë po aq efikase sa edhe barnat.
Sëmundja: Ftohja
Mjekimi: Supa
Supa vërtet i largon simptomat e ftohjes. Deri sa e pini supën e nxehtë thitheni avullin e saj që t’i pastroni rrugët e frymëmarrjes. Shkencëtarët i kanë detyruar personat me ftohje që supën ta pinë me kashtë dhe kanë ardhur në përfundim se nuk ka ardhur deri te tharja e hundës në këtë rast. Prandaj preferohet që supa të pihet me lugë apo me gotë më të hapur.
Sëmundja: Kapsllëku
Mjekimi: Fara e lirit
Edhe pse nuk është fshehtësi se ushqimi i pasur me karbohidrate dhe lëngje pengon paraqitjen e kapsllëkut, shumë pak dihet se veprim shumë më të shpejtë ka fara e lirit. Merrni një apo dy lugë fara me shumë lëng, ose përzini disa lugë me fara të bluara në një gotë me jogurt.
Sëmundja: Pagjumësia
Mjekimi: Sandviç me mish bibe
Ushqimi i pasur me triptofane, siç është mishi i bibës, shkakton gjumësi. Ky aminoacid i cili nxit prodhimin e serotoninës, është i pranishëm edhe në produktet qumështore, sojë, lajthi dhe kikirikë. Që të ketë efekt triptofani duhet që ta merrni së bashku me karbohidrate, sepse ato e bartin deri në tru ku prodhohet serotonina. Për këtë arsye, sandviçi me mish bibe ka shumë efekt, sepse i përmban të dyja së bashku.
Sëmundja: Shpim në gojë
Mjekimi: Qumështi
Herën tjetër kur të jeni djegë nga ushqimi, pini një gotë qumësht të ftohtë në vend të ujit. Kazeina, proteinë e pranishme në qumësht, vepron mbi kapsaicinën e cila e bën ushqimin djegës.
Sëmundja: Ndezja e veshit
Mjekimi: Hudhra
Hudhra është një antibiotik natyror, që përmban alicin, bashkëdyzim i cili i shkatërron bakteret. Ky është një lajm shumë i mirë, sidomos tani kur bakteret kanë krijuar rezistencë ndaj shumë antibiotikëve të cilët vazhdimisht përshkruhen. Është më së mirë që të përdoret e papërpunuar, pasi që temperatura e lartë e dëmton veprimin e saj. Është pak e palakmueshme e aroma e saj, meqenëse për të arritur efektin e saj duhet që të hahet shumë hudhër.
Sëmundja: Mundimi
Mjekimi: Xhenxhefil
Nëse keni mundim në bark, pini çaj nga xhenxhefili. Studimet kanë treguar se xhenxhefili në forma të ndryshme (i freskët, i thatë apo pluhur), e largon mundimin e krijuar nga shtatzënia, vozitja ose hemoterapia.
Sëmundja: PMS (sindroma premenstruale)
Mjekimi: Djathi
Studimet kanë treguar se femrat të cilat hanë ushqim të pasur me kalcium kanë më pak simptoma të lidhura me PMS, transmeton Telegrafi. Hani katër porcione me produkte të qumështit gjatë atyre ditëve. Nëse jeni të ndjeshëm ndaj produkteve të qumështit, provoni me preparate të kalciumit në formë të tabletave.
Sëmundja: Infeksioni i fshikëzës së urinës
Mjekimi: Lëng nga thana
Një gotë e gjysmë me lëng thane do ta pengojë shumimin e E.coli, bakteri më i shpeshtë i cili shkakton infeksione të rrugëve urinare.
Sëmundja: Infeksion me kërpudha
Mjekimi: Jogurti
Jogurti përmban bakterin e shëndetshëm, lactobacillus acidophilus, i cili i lufton mikroorganizmat e dëmshëm dhe kështu e mban nën kontroll infeksionin. Sipas një studimi femrat të cilat kishin pirë për çdo ditë nga një gotë jogurt e kanë zvogëluar infeksionin me kërpudha për 75%.
Sëmundja: Temperatura e lartë
Mjekimi: Jogurt pemësh
Organizmi juaj ka nevojë për energji shtesë në momentet kur duhet ta luftojë infeksionin. Kur ju rritet temperatura, metabolizmi rritet për 7%. Hani ushqim të pazier mirë i cili jep energji, siç është jogurti dhe lëngjet e pemëve dhe supa.
Burimi: BotaSot
No comments :
Post a Comment