facebookgoogle plusrss feedmesazh

27 February 2014

Telegram Messenger po sfidon WhatsApp-in?

Pas blerjes nga Zuckerberg të WhatsApp, përdoruesit kthehen nga një tjetër aplikacion alternativ të mesazheve për smartphone. Telegram Messenger është hedhur në treg gushtin e shkuar për iPhone dhe në tetor për Android, nga dy vëllezërit rus Nikolai dhe Pavel Durov.
Po gjatë muajit tetor të vitit të shkuar, aplikacioni i ri numëronte 100 mijë përdorues të përditshëm. Sipas një postimi në “Twitter” të vëllezërve Durov, në 18 orët e fundit numri i përdoruesve është rritur me 4 milionë, ndaj dhe krijuesit e Telegram thanë se po bënin të pamundurën që shërbimi të mos bllokohej për shkak të trafikut të lartë.

Gjithçka nisi javën e shkuar kur WhatsApp u ble nga “Facebook”, gjë e cila shkaktoi reagim tek përdoruesit të cilët siç duket nisën të kërkonin tjera aplikacione që ofrojnë të njëjtin shërbim. Sigurisht që një ndihmesë të madhe Telegram-it i dha edhe black-out-i që pësoi të shtunën në mbrëmje për rreth 5 orë WhatsApp, një prej shërbimeve të mesazheve më të njohur në botë.

Telegram është i thjeshtë për t’u përdorur. Njësoj si WhatsApp, futet numri i telefonit, konfirmohet me kodin që vjen nëpërmjet telefonit dhe është gati për t’u përdorur. Prezanton një grafikë lineare , pa publicitet dhe në ndryshim nga WhatsApp, është shërbim totalisht gratis. Krijuesit e Telegram nënvizojnë se privacia dhe siguria e këtij aplikacioni është e garantuar.  Një ndër karakteristikat e tij është fakti se pas një periudhe të caktuar bisedat fshihen automatikisht. Vetëm në pak ditë, Telegram është bërë shumë popullor në Europë megjithatë është ende herët për të parashikuar.

/ATA/Shekulli Online/ E.L./

No comments :

Post a Comment