Martesat në Hollywood janë të njohura për shkak se zgjasin më pak sesa vetë ceremonia. Pasi arrijnë të përgjigjen në intervistat për martesën e tyre, yjet shpejt fillojnë të mbushin faqet e gazetave me lajme në lidhje me divorcin. Megjithatë, janë të rralla çiftet që i rezistojnë presionit dhe mbijetojnë së bashku për më shumë se dhjetë vjet.
Shikoni se cilët janë yjet që pavarësisht nga fama dhe pasuria, kanë një martesë të përsosur dhe të gjatë.
David dhe Victoria Beckham janë njoftuar në vitin 1997, kur ajo ishte e pranishme gjatë lojës së “Manchester United-it”, për të cilin luante David-i. Së shpejti ata filluan të argëtoheshin, kurse pas një viti u fejuan dhe u martuan më 4 korrik 1999, në një kështjellë të Irlandës. Janë në lidhje martesore gati 15 vjet. David-i ishte vetëm 22-vjeçar kur filluan lidhjen, kurse Victoria është një vit më e vjetër. Ata kanë tre djem dhe një vajzë.
Beyonce dhe Jay-Z me vite kanë fshehur marrëdhënien e tyre nga sytë e publikut. Në një rast, në intervistën me “US magazin”, Beyonce kishte thënë se ishin takuar kur ishte 18-vjeçare dhe filluan të argëtoheshin pas një viti. Marrëdhënia e tyre zgjati për trembëdhjetë vjet dhe ata u martuan në vitin 2008. Jay-Z është 12 vjet më i vjetër se Beyonce, por kjo nuk i shqetëson, sepse ata duken më të dashuruar se kurrë më parë.
Megan Fox dhe Brian Austin Green filluan të argëtoheshin në vitin 2004, kur Megan-i ishte 18-vjeçare dhe Brian-i 30-vjeçar. Megjithatë, diferenca e moshës nuk ka ndikuar në lidhjen e tyre dhe pas 6 viteve në lidhje, janë martuar. Ata kanë dy djem dhe së shpejti do të festojnë 10-vjetorin e martesës.
No comments :
Post a Comment