facebookgoogle plusrss feedmesazh

25 February 2014

Zyrtare: Samsung lanson Galaxy S5

Samsung e ka lansuar brezin e pestë të linjës së saj të telefonave Galaxy S, modelin Samsung Galaxy S5, i cili thuhet se do ta ridefinojë mënyrën se si inovacioni teknologjik do ta përmirësojë jetën tonë.

Dje në mbrëmje në Kongresin Botëror Mobil në Barcelonë, Samsung e ka bërë prezantimin zyrtar të telefonit të saj të shumë-pritur Samsung Galaxy S5.

Modeli më i ri i telefonit të Samsung thuhet se do të jetë në dispozicion në shumicën e vendeve, që nga muaji prill. Saktësisht, në 115 vende, duke filluar nga 11 prilli.

Thashethemet e mëhershme sugjeronin se Samsung do t’i lansojë dy versione të Samsung Galaxy S5: njërin me një procesorin e Snapdragon, ndërsa tjetrin me procesorin e Exynos.
Mirëpo, mbrëmë gjatë prezantimit të telefonit të saj, Samsung e konfirmoi vetëm modelin e telefonit me procesorin e Snapdragon. Por, versioni octa-core i Samsung Galaxy S5 do të arrijë së shpejti, gjithashtu.

Galaxy S5 kombinon kamerën e avancuar me 16 mega-piksel, lidhje të shpejtë të rrjetit, veglat e dedikuara për palestër dhe karakteristika të zgjeruar të mbrojtjes së telefonit, për tu mundësuar përdoruesve që të jentë të sigurtë, dhe të lidhur me një pajisje që ofron stil, thuhet në njoftimin e Samsung.
Përveç dizajnit tashmë të famshëm të telefonit, GS5 sjell edhe disa specifika të vlefshme sikurse skanerin e gishtërinjëve, sensorin për matjen e rrahjeve të zemrës, ndërfaqen e re TouchWiz UI e cila është ndërtuar mbi Android 4.4 KitKat.

Modeli i ri i telefonit Galaxy nga Samsung sjell ekranin me 1080p Super AMOLED; madhësinë e ekranit me diagonale prej 5.1 inç, mbështjellësin i cili mund të ndërrohet, portin për microSD dhe baterinë me 2,800mAh e cila mund të ndërrohet. Samsung Galaxy S5 është i certifikuar me IP67, që e bën këtë model të rezistueshëm ndaj pluhurit dhe ujit, një karakteristikë e re e cila nuk ka qenë në versionet e mëparshme të linjës Galaxy S.

Karakteristikat tjera të GS5 përfshijnë edhe procesorin e fuqishëm 2.5GHz Snapdragon 800 me 2GB RAM, IR remote, NFC, Bluetooth 4.0 BLE/ANT+, Cat 4 LTE (deri në 150Mbps shkarkim/50Mbps ngarkim në internet) si dhe me opsionet e memories prej 16GB apo 32GB. 

Krahasimet mes modeleve të linjës Samsung Galaxy S:


Burimi: Telegrafi

No comments :

Post a Comment