Aktorja e njohur Angelina Jolie, producentëve dhe studentëve në provat për ndarjen e çmimeve Oscar, u ka lënë përshtypje të jashtëzakonshme. Thjeshtësia dhe butësia e saj ishin ato që lanë pa mend studentët e rinj që patën mundësi ta shohin Jolien.
Aktorja 38 vjeçare e cila vitin e kaluar u shpërblye me çmimin Jin Herslot, ditë më parë në Teatrin Dobli ka ushtruar fjalimin që do ta mbajë gjatë natës së ndarjes së çmimeve Oscar.
Pas provave ajo ka biseduar me producentët ndërsa nuk ka lënë anash as grupin e studentëve të cilët kanë ndihmuar rreth organizimit. “Ke qenë e mahnitshme”, ishte komenti i një studenti aty, ndërsa në këtë kompliment aktorja me modesti i është përgjigjur.
“Mirë është nuk u rrëzova”, ka thënë Jolie e cila ishte duke qëndruar në taka të larta, e për më shumë mediet e huaja bëjnë më dije se ajo ka biseduar dhe ka qenë shumë e afërt me të gjithë studentët e rinj.
No comments :
Post a Comment