Në tetorin e vitit të kaluar Lenovo punësoi Ashton Kutcher si “Inxhinieri i Produkteve”, një lëvizje e cila ishte më shumë një marifet sesa diçka tjetër. Shefi i Marketingut, David Roman thotë se Kutcher aktualisht do të jetë dizajner tek Lenovo.
Ai mund të mos jetë një inxhinier teknik që punon me çipet, sensorët dhe gjëra të ngjashme, por ai do të jetë më shumë se thjesht i punësuar. Në një intervistë ai tha: “Di vetëm në një drejtim, duket banale, por është e vërtetë. Ai jo vetëm që nuk e sheh vetveten si një Inxhinier, por ai është një Inxhinier. Nëse ai haset me ndonjë problem, ai kërkon ta zgjidhi.”
Ajo çfarë do të shohim tek Lenovo është një linjë e veçantë smartfonësh. Kutcher është gati të ofrojë një eksperiencë të re tek përdoruesit përmes këtyre smartfonëve, por sesi do të realizohet kjo, do ta zbulojmë nga fundit i këtij viti. (PCWorld Albanian)
No comments :
Post a Comment