facebookgoogle plusrss feedmesazh

04 March 2014

Fiton 1.2 milionë euro, i harxhon për 18 muaj në veshje

U bë milionere duke marrë pjesë në një reality show, por arriti që të prishë 1 milion e 200 mijë euro, për vetëm 18 muaj duke blerë veshje dhe makina, çka bëri që të përfundojë sërish trokë. Bëhet fjalë për Suzanne Shaw, e cila ishte lënë në hije prej talentit të saj si këngëtare, për shkak të statusit si milionere.

Por pasuria e fituar duket se nuk i bëri mirë. Suzanne pranoi se ka shpenzuar gjithçka që kishte fituar duke mbetur pa asnjë dyshkë, në më pak se dy vjet.

32 vjeçarja e kishte fituar këtë shumë, duke marrë pjesë në programin Dancing On Ice në Britaninë e Madhe. Por ajo ka treguar se ka shpenzuar 22 mijë sterlina për veshje, vetëm në tre javë dhe se i blinte makinat për kapriço.

Burimi: As

No comments :

Post a Comment