facebookgoogle plusrss feedmesazh

04 March 2014

Keqardhje për DiCaprio-n

“Eh, i gjori Leo!”. Këto fjalë i sheh kudo në shkruara në internet, pas mbrëmjes së ndarjes së çmimeve “Oscar”, evenimenti që shënon kulmin e përvitshëm të vlerësimit për kinematografinë.
Ishte 20-vjetori i kandidimit të parë të Leonardo diCaprio dhe ceremonia e katërt, nga e cila aktori doli duarbosh.

Gazeta britanike “The Telegraph” shkruan se paaftësia e vazhdueshme e Leonardo diCaprio për të marrë një “Oscar”, pavarësisht se ai është një nga më të famshmit dhe më të paguarit në biznes, është një prej çudive të ekosistemit të ndarjes se çmimeve…

Shumë media pyesin: Mos duhet që Leonardo DiCaprio ta quajë këtë personale?
Në vitin 1994, ai u nominua për filmin “What’s eating Gilbert Grape”, në rolin e aktorit më të mirë në rol dytësor, por humbi përballe Tommy Lee Jones, për rolin e tij në filmin “The Fugitive”.
Në 2005-n bëri kapërcimin në kategorinë “Aktori më i mirë” për rolin në “The Aviator”, por humbi përballë Jamie Foxx.

Dy vite më vonë u kandidua në kategorinë “Aktori më i mirë” për filmin “ Blood Diamond”, por votuesit preferuan Forest Whitaker në “The Last King of Scotland”.
Ndërsa këtë vit, ai u kandidua për një tjetër film të Martin Scorsese, “The wolf of Wall Street”, që sipas shumë kritikëve ishte roli më i mirë i karrierës së tij, por humbi sërish përballë Matthew McConaughey për filmin “Dallas Buyers Club”.

Ja disa prej fotomontazheve të publikuara në rrjetet sociale, që e tregojnë atë të dëshpëruar për të marrë “Oscar”-in. Në ndjekje, e sërish i refuzuar! Dhe në fund, me shpresën se radhën tjetër do ta rrëmbejë një statujë, por duke veshur pantallonat fatsjellëse! / TCH/FISHMEDIA/

No comments :

Post a Comment