Google lajmëroi gjatë ditës së hënë se po planifikonte “të bashkonte forcat” me kompani si Luxottica Group, e cila është kompania mëmë e Ray-Ban, Oakley dhe një sërë markash të tjera luksoze të syzeve, për të dizajnuar dhe prodhuar skeletet e reja të syzeve Google Glass.
Edhe pse nga postimi ku është bërë lajmërimi zyrtar i këtij bashkëpunimi nuk është e qartë se për çfarë lloj partnershipi bëhet fjalë, dihet deri tani që Luxottica do t’i ofrojë gjigantit të teknologjisë gjithë ekspertizën e vet të dizajnit dhe prodhimit të skeleteve, në mënyrë që t’i ndihmojë ata të krijojnë lloje të ndryshme dizajnesh për eksploruesit e Glass-it. Ndërkohë, outletet e veta me pakicë do të hyjnë në punë në momentin që Glass të dalë në shitje.
Nga ajo që kuptojmë deri tani është se Google nuk do të ketë skelete të reja të syzeve Glass në të ardhmen e afërt. Në fakt, kompania e ka cilësuar këtë bashkëpunim si “kapitullin e ri në dizajnin e Glass.” Google ka filluar shitjen e syzeve të para me numër në muajin janar. (PCWorld Albanian)
No comments :
Post a Comment