Twitter nuk po arrin ta ndihmojë vetveten përkundër ndryshimeve që i ka bërë me fotografitë e reja, numrin e shikimeve të cicërimave dhe paraqitjen e videove dhe prova e fundit ka të bëjë me njërën nga veçoritë kyçe të këtij rrjeti social: ri-cicërimat.
Kështu, edhe pse nuk është mbase ndonjë ndryshim i madh i këtij funksioni kyç të këtij rrjeti, atij i është ndryshuar emri në “share”, që është terminologji e ngjashme me rivalin e vet, Facebook.
Për momentin, vetëm disa përdorues duket ta kenë parë ndryshimin e butonit dhe është duke u paraqitur edhe në aplikacionet për Android dhe iOS. Në të njëjtën kohë, një dizajn i ri është shfaqur në faqet e profilit brenda aplikacioneve mobile, që është jo edhe aq ndryshe nga Facebook-u. (PCWorld Albanian)
No comments :
Post a Comment