facebookgoogle plusrss feedmesazh

02 March 2014

Mbërrin tableta që e mund sëmundjen e sheqerit

Tableta që e shëron sëmundjen e sheqerit së pari do të mbërrijë në Britani. Ekspertët thonë se bëhet fjalë për ilaçin me emrin ‘Invokana’, “armën” moderne që do ta përdorin në luftën kundër diabetit të tipit 2.
‘Invokana’ e ul nivelin e sheqerit në gjak te ata pacientë të cilët përkundër përdorimit të ilaçeve, por edhe insulinës, si dhe mënyrës së rregullt dhe të balancuar të të ushqyerit, nuk mund të luftojnë me efikasitet kundër sëmundjes së sheqerit. Ilaçi vepron duke mos e lejuar sheqerin në gjak që të mblidhet në veshka, por që të shkojë drejt në urinë dhe kështu përmes urinimit të sekretohet nga organizmi.

Bëhet fjalë për ilaçin që tashmë është në dispozicion në tregun amerikan dhe që përdoret nga pacientët e atjeshëm. Para pak kohësh nga Amerika në Britani është dërguar një propozim që ‘Invokana’ të futet edhe në listën e tyre të ilaçeve. Momentalisht janë duke u zhvilluar bisedimet, ndërsa vendimi përfundimtar në lidhje me përfshirje ose mospërfshirje të ilaçit në listë do të duhej të merret rreth mesit të muajit mars.

Burimi: ShqipMedia

No comments :

Post a Comment