facebookgoogle plusrss feedmesazh

02 March 2014

Pesë produktet që largojnë dhimbjet e kokës

Dietologët argumentojnë se një rol kyç në trajtimin e dhimbjeve të kokës është njohja e trupit tuaj, megjithatë ata thonë se duhet të merren parasysh dhe disa produkte ushqimore që veprojnë pozitivisht.
Shkaku kryesor për dhimbjen e kokës dhe migrenës është ushqimi jo i shëndetshëm, kur në të shumtën e rasteve shoqërohet edhe me pije alkoolike. Për këtë arsye, është mirë të dini se çfarë produkte ushqimore ndihmojnë në parandalimin e dhimbjeve të kokës.

Spinaqi
Gjethet e spinaqit, të pasura me riboflavin (e njohur si vitamina B2), veprojnë në parandalimin e migrenës. Përveç spinaqit janë të rekomanduara dhe perime të tjera. 

Peshku 
Përbërësit anti-inflamator të acideve yndyrore omega-3, janë ato që mund të ndihmojnë në uljen e dhimbjes së kokës dhe përfitimet janë edhe më të mëdha kur vepron omega-6, e gjendur në vajrat të ndryshme ushqimorë.

Shalqini 
Dhimbjet e kokës shfaqen në momentin kur trupi ynë është i dehidratuar. Studimet tregojnë se 20% e ujit në ditë merret nga ushqimet e konsumuara. Pikërisht për këtë arsye përdorimi i shalqinit, i cili është i pasur me magnez dhe kalium, përmirëson jetën tuaj.

Patatja
Patatet janë të pasura me kalium. Përveç bananeve ku përmbajtja e kaliumit është shumë e lartë, patatet janë një dozë e mjaftueshme e këtij minerali.

Bajamet
Studim i publikuar nga Journal of Neural Transmission, tregon se bajamet janë të pasura me magnez dhe ndihmojnë në parandalimin e migrenës.

Burimi: YllPress

No comments :

Post a Comment