facebookgoogle plusrss feedmesazh

Interpretim i ëndrave AI

Interpretim i ëndrave AI
Ëndra jote ka mesazh

28 March 2014

Sulmet në internet: Kina fajëson SHBA-në

Sulmet në internet në kompjuterat kinezë në vitin 2013 janë rritur më tepër se 50% nga viti i shkuar, ku sulmet që vinin nga Shtetet e Bashkuara përbënin një pjesë të konsiderueshme, tha agjencia e sigurisë së internetit në Kinë, ditën e premte.

Pekini dhe Uashingtoni janë përballur prej mujash për këtë çështje dhe secila palë ka akuzuar tjetrën. Kina i ka zbuluar ShBA-të prej kohësh si burimi kryesor i futjes në kompjutera. Autoritetet kineze thonë se interneti në vend është përballur me “shumë sulme ndaj sigurisë”, duke krijuar një “sfidë” për sigurinë e përgjithshme të vendit.

“Ka ngjarje të shpeshta të sulmeve në internet, të organizuara në nivel shtetëror dhe disa nga sistemet më të rëndësishme të internetit në vendin tonë janë prekur,” tha një zëdhënës.
Ditën e enjte, ministri i mbrojtjes në Kinë tha se do të shtonte sigurinë e internetit, por i akuzoi ShBA-të për hipokrizi. Ndërsa Shtëpia e Bardhë tha se ShBA-të nuk spiunojnë për të fituar avantazhe tregtare.

Burimi: TetovaSot

No comments :

Post a Comment