Në këtë tekst do ta kuptoni se si një infermiere e Hollivudit ndihmon zonjat e famshme që për një kohë të shkurtër të arrijnë një vështrim të përsosur dhe të shkëlqejnë në qilimin e kuq.
Jamie Cheryl është një infermiere me profesion dhe bashkëpronare e një salloni bukurie “Beauty Park Medical Spa”, në Santa Monika, e cila këto ditë, është më e ngarkuara me punë në Hollivud.
“Nuk më pëlqen të bëj gjëra në minutat e fundit, por yjet janë shumë të zënë dhe duhet të kujdesen për pamjen e tyre. Në momentet para ngjarjeve të rëndësishme, në sallon marrim nga tre klientë, ndërsa disa bëjnë trajtimet e trupit, të tjerët bëjnë trajtimin e fytyrës”, thotë biondina tërheqëse e cila 14 muaj më parë u bë nëna e trinjakëve.
“Ndër trajtimet më të popullarizuara, është tendosja e menjëhershme nga koka deri te këmbët, laserët që kthejnë elasticitetin e lëkurës së relaksuar. Për çdo parregullsi në trupin e një gruaje, ekziston ndërhyrja që brenda 48 orëve mund të zgjidhë problemet. Unë gjithmonë përpiqem për të respektuar dëshirat e klientëve”, tha ajo.
Klientët e kësaj infermiere atraktive, janë një numër i yjeve të shou-biznesit, duke përfshirë: Jennifer Love Hewitt, Kirsten Dunst, Jennifer Lopez etj. Ajo zbulon top-trajtimet e yjeve para ngjarjeve të rëndësishme, që në afatin më të shkurtër bëjnë mrekulli dhe disa nga këto yje duhet të paguajnë deri në 3.000 dollarë amerikanë.
Mbushja “Baby”: Gjilpëra të veçanta ultra të holla, injektojnë në fytyrë një sasi shumë të vogël të acidit hialuronik, në mënyrë që të sheshohet indi më i vogël pa lënë gjurmë.
Shtrëngimi i menjëhershëm: Një pajisje e veçantë emiton radio frekuencat duke shtrënguar lëkurën dhe rrafshojnë parregullsitë të tilla si celulitin, dhe lëkura bëhet tepër e butë dhe rrezatuese.
Botoks: Injektohet sasi shumë e vogël e Botoks-it, në pozicione strategjike, pas të cilit, shprehjet e fytyrës mbeten aktive dhe fytyra mbetet maksimalisht e shtrënguar.
Injeksion IM me vitamina: Injeksionet përmbajnë vitamina B dhe C, e cila i jep lëkurës një freski të gjatë dhe të qëndrueshme, duke e mbrojtur kundër acarimit të diellit dhe të erës.
“Vrasësi” i puçrrave: Injeksionet e kortizonit që injektohen në zonën e irrituar, brenda 48 orësh zhdukin plotësisht puçrrat dhe dëmtimet në lëkurë mbyllen dhe zhduken.
“Facelift” i menjëhershëm: Zbut shtresën e lëkurës dhe zgjidh problemin e skuqjes ose acarimit të shkaktuara nga ndikimet e jashtme, lodhja, kozmetika apo moti.
Palosja e depozitave të dhjamit: Palosja e gjithë trupit me anë të pajisjes së veçantë për të reduktuar yndyrën me ç’rast forcon stomakun dhe shtresat e dukshme rreth stomakut zhduken.
Tërheqja e fytyrës me anë të elektricitetit: I jep fytyrës shndritje, stimulon drenazhin limfatik, vret bakteret që shkaktojnë puçrra në fytyrë dhe mënjanon qarqet e errëta.
Maskë kundër infeksioneve bakteriale: Grim i fortë dhe trajtimet e fytyrës agresive mund të shkaktojë inflamacion. Një maskë e përbërë nga një gazë me oksigjen të lëngshëm, vret bakteret dhe qetëson lëkurën.
Pra, këto janë top-tretmanët që i bëjnë disa nga bukuroshet e Hollivudit te Jamie Cheryl në mënyrë që të shkëlqejnë në tepihun e kuq të ceremonive të ndryshme dhe kështu t’i lënë nën hije “konkurrentet”, bukuroshet tjera të Hollivudit.
Burimi: ShqipMedia
No comments :
Post a Comment