facebookgoogle plusrss feedmesazh

27 March 2014

U zbuluan shkaqet e vdekjes së Paul Walker

Hulumtimet të cilat kanë zgjatur 4 muaj më në fund zbuluan shkaqet e vdekjes së aktorit Paul Walker. Artisti i njohur Walker vdiq si rezultat i vozitjes së pasigurt dhe shpejtësisë së madhe, e jo për shkak se automjeti ishte me defekte siç mendohet më herët. “Automjeti Porsche GT ishte në gjendje shumë të mirë dhe pa defekte” Shkaku i aksidentit ishte shpejtësia e madhe.
Në vendin se ku ka qenë e lejuar që të vozitet 45 km/h, është vozitur dyfish më shumë, pra është konstatuar se është vozitur 81-94 km/h, kështu që automjeti e humbi kontrollin dhe u përplas me një pemë – shkruan US Weekly Zëdhenësi i policis së Californis thotë se së shpejti do të dalim me spjegime edhe të konkrete për media. 

Të përkujtojmë se në ditën fatale Paul ishte në Karolinën Veriore për të marrë pjesë në një ngjarje bamirësie dedikuar viktimave të tornados në Filipine. Me atë rast mbeti i vdekur edhe shoku i tij Roger Rodas. 

Burimi: FishMedia

No comments :

Post a Comment