Aktori shqiptar, Nik Xhelilaj, është vlerësuar me çmimin “Best Actor” dhe me çmimin special të jurisë në “WorldFest-Houston International Film Festival”. Vlerësimi ka ardhur për filmin “Seven lucky gods”.
Ky është një film i prodhuesit britanik me origjinë nga Pakistani, Jamil Dehlavi, i cili i ka paraqitur projektet e tij në festivalet më të rëndësishme ndërkombëtare të filmit.
“Seven Lucky Good” mori çmimin “Filmi më i mirë” edhe në “Tirana International Film Festival” nëntorin e kaluar. Xhelilaj, tanimë një emër i njohur edhe në Turqi falë roleve të tij në serialet turke, ka filluar karrierën e tij ndërkombëtare me rolin në filmin “Trishtimi i zonjës Shnajder”. Ai është fitues i mjaft çmimeve në festivale të ndryshme ndërkombëtare të filmit.
Burimi: BotaSot
No comments :
Post a Comment