Pasi që i themi lamtumirë një dimri të gjatë, ne me padurim mirëpresim pranverën dhe rilindjen që frymëzon. Ne do ti zbulojmë bërrylat, supet dhe këmbët që kanë qenë të mbuluara për disa muaj. Nga pikëpamja shëndetësore, lëkura është organi më i madh në trupin tonë – si pjesë funksionale e sistemit tonë të imunitetit – dhe është e domosdoshme që ta mbajmë atë të shëndetshme.
Pra kur është koha më e mirë për të aplikuar konceptin “pastrimi pranveror” në lëkurën tonë se sa tani?
1. Pastrohuni nga brenda me një ushqim të fuqishëm
“Ju jeni ai çfarë hani”, është thënë shumë herë, por kurrë nuk ka qenë e vërtetë për pjesët e tjera sa ka qenë për lëkurën, sepse ajo çfarë ju hani në fund shfaqet në lëkurë.
Si gjithmonë, shmangni ushqimet që përmbajnë përbërës kimik dhe artificial. Hani ushqime për ta ushqyer lëkurën, si brokol, fasule, bizele, alga deti, elb, shalqi, gëshetnja, karrota, ujë, ujë limoni, qershi, molla, dardha, dhe rrush. Peshku, i pasur me omgera-3 mund të jetë një mënyrë e shkëlqyer për të ndihmuar në të ushqyerit e lëkurës tuaj. Dhe mos harroni ujin! Mënyra më e mirë për të mbajtur lëkurën tuaj të hidratuar është duke konsumuar ujë. Të paktën tetë gota ujë në ditë mund të kryejnë punë.
2. Gatuani me përzierje barishtore
Një kombinim i hulumtimit Perëndimor dhe sekreteve të bukurisë së traditave të lashta Kineze ka dhënë rezultate të një fytyre më të re, kur është përzier gatimi me bimë dhe erëza të bëra posaqërisht për lëkurë: përzieni së bashku një sasi të barabartë të sasisë së shafranit të indis, rozmarinës së thatë, majdanoz të thatë, trumzë të thatë, nenexhik të thatë dhe kanellë. Koha më e mirë për të shtuar këto barishte në ushqimin tuaj është 1-2 minuta pas heqjes së ushqimit nga flaka. Vetëm shtoni disa lugë çajo dhe kënaquni.
3. Larja e lëkurës
Ne i lajmë dhëmbët dhe flokët, por rrallë mendojmë për larjen e trupit tonë përveç pastrimit normal që e bëjmë. Megjithatë, kjo është një praktikë e njohur në mesin e njëqindvjeçarëve (njerëzit që jetojnë më shum se 100 vjet). Pastrimi i trupit me brushë të thatë mund të eleminojë qelizat e vdekura të lëkurës, si dhe të rritë qarkullimin e gjakut në kapilarë të lëkurës, të rritë imunitetin e lëkurës kundër infeksionit dhe të promovojë një lëkurë më të gjallë për pranverë. Një alternativë për pastrimin e lëkurës me brushë është edhe duke përdorur një leckë të thatë, për të pastruar trupin nga koka deri tek këmbët.
4. Recepta shtëpiake për zbutjen e lëkurës
Hidratimi është çelësi i një lëkure të butë në pranverë. Dhe ka shumë receta shtëpiake të kujdesit të lëkurës që mund të gjeni në dyqanet ushqimore që i bëjnë ato. Për shembull, vezët kanë qenë përdorur për shumë shekuj për kurim të lëkurës së thatë të fytyrës dhe trupit. Ato janë të mbushura me proteina të cilat janë një lubrifikant natyror. Duke shtuar pak salcë kosi për përzierje do të ndihmojë që të nxirrni jashtë qelizat e vdekura të lëkurës.
5. Receta shtëpiake për lëkurë të yndyrshme
Për lëkurë të yndyrshme maska me karotë të shtypur dhe dhalla është çelësi i kurimit. Vetëm përzieni 2 lugë lëng të freskët të karotës dhe 2 lugë dhallë pluhuri të qumështit të bletës në një enë. Përhapeni përzierjen mbi fytyrën tuaj dhe lëreni të pushojë për 10 deri në 15 minuta, dhe pastaj hiqeni me ujë të vakët.
6. Receta shtëpiake për një lëkurë të balancuar
Një tjetër dyqan ushqimor është vendi ku duhet të shkoni për të bërë këtë pastrim perfekt për pjesët e djegura të lëkurës ose pjesët e acaruara të lëkurës. Aty do të gjeni vitamina, squfur, silic, dhe fosfor – që ndihmojnë në rivendosjen e natyrshëm të nivelit pH dhe balancit në lëkurën tuaj. E gjitha çfarë ju duhet është ½ kokë marule, 4 gota ujë dhe 1/8 lugë çaji benzoin, të cilat mund ti gjeni në farmaci. Vendosni marulen në një tigan të mbuluar me ujë. Filloni nga ngrohja e ujit deri në vlim të tij. Pasi të vlojë, uleni temperaturën e ngrohjes dhe lëreni për një orë që të zihet, atëherë pasi që të zihet lëreni që të ftohet plotësisht. Vendosni në një shishe të pastër, dhe ju tashmë keni një qetësues, efektiv, dhe pastrues për përdorim ditë e natë.
7. Pranvera është koha më e mirë për të pastruar lëkurën
Pastrimi i lëkurës është shumë i popullarizuar këto ditë dhe për arsye të mirë. Ajri që marrim, dhe sasia e ushqimit që konsumojmë mund të jenë të ngarkuara me toksina dhe është më mirë që të bëhet pastrimi nga ato në çdo kohë. Por të jeni të kujdesshëm në lidhje me pastruesit që i zgjedhni. Shumë të ashtuquajtur “pastrues” mund të kenë efekte anësore shumë të pakëndëshme dhe të bëjnë më shumë dëm se sa dobi.
No comments :
Post a Comment