facebookgoogle plusrss feedmesazh

19 April 2014

Samsung: Gjatë këtij viti do të lançohen pajisje me sistemin operativ Tizen

Samsung ka zbuluar planet për Tizen (sistemin operativ të kompanisë), pasi që Yoon Han-Kil, Zv President i firmës Koreane për strategjitë e produkteve, tha për Reuters se do të lançohen smarfonët me sistemin operativ mobil të bazuar në Linux gjatë tre mujorit të dytë të këtij viti, që i bie të jetë periudha mes muajve prill – qershor.
Pajisjet me sistem operativ Tizen fillimisht ishin planifikuar të bëheshin gati për shitje vitin e kaluar, por Yoon pranon se kompania kishte anuluar disa herë lançimet në Evropë dhe Japoni për shkak të kushteve dhe rrethanave të dobëta të tregjeve.

Duke mësuar nga ajo eksperiencë, ekzekutivi i Samsung-ut tha se pajisjet Tizen të cilat ai parashikon të kapin rreth 15 % të dërgesave të kompanisë në vit, do të kenë për qëllim “pak shtete ku mund të performojnë mirë” dhe bëhet fjalë për tregje kur Android nuk është mjaft mirë me përdoruesit e saj.

Yoon më pas zbuloi se dy pajisje Tizen do të vijnë nga Samsung-u, njëra që do të ketë për qëllim tregjet e zhvilluara dhe një pajisje të parametrave mesatare, por ai qartësoi se kjo lëvizje dhe përpjekjet e kompanisë me platformën mobile të Microsoft-it, nuk përfaqësojnë një tërheqje nga Android të cilën ai e citon se “akoma Android duhet të vazhdoje të jetë biznesi jonë kryesor”. Samsung tashmë ka akoma pajisje të bazuara në sistemin operativ Tizen në treg, duke e përdorur për orët inteligjente Gear 2 dhe Gear 2 Neo, ndërsa prezantimi i smartfonëve me këtë platformë është një shtysë e madhe për mbështetësit e këteij sistemi operativ që kanë kohë që presin. (PCWorld Albanian)

No comments :

Post a Comment