Në rrjetin social Twitter, disa përdorues shqiptarë, e në mesin e tyre edhe gazetari i njohur Adriatik Kelmendi kanë raportuar se shërbimi më i famshëm i reklamave të Google, Adwords, e ka njohur shtetin e Kosovës, duke e ndarë atë nga Serbia.
Më pas, Telegrafi ka provuar ta krijojë një reklamë të re në AdWords, dhe në pjesën e zgjedhjes së audiencës së përcaktuar është lejuar zgjedhja e Kosovës si shtet i veçantë, apo si shtet i pavarur në të cilin blerësit e reklamave mund ta postojnë reklamën për biznesin e tyre.




