Gjatë kësaj jave, Microsoft-i ka lajmëruar se versioni i ri i sistemit operativ Windows 8.1 është i disponueshëm për organizatat jofitimprurëse.
Kjo do të thotë se organizatat që gëzojnë një status të tillë si dhe bibliotekat publike mund ta kërkojnë sistemin përmes softuerit të dhurimit.





