Tastiera e re e sistemit të përditësuar Android 4.4 Kit Kat është lançuar tashmë si një aplikacion i pavarur që mund të funksionojë në çdo pajisje Jelly Bean, madje dhe në disa pajisje të tjera më të vjetra.
Kjo tastierë suporton një buton të ri hapësire që (teorikisht) lehtëson shkrimin dhe opsionin e rrëshqitjes mbi shkronja që lejon përdoruesin të shkruajë fjali të plota pa qenë e nevojshme që të heqë gishtin nga tastiera. Ky opsion njihet nga Google si “gjesti i vetëdijshëm për hapësirën”.




