facebookgoogle plusrss feedmesazh

15 March 2013

Kush mund ta konsumojë çokollatën

Çokollata e zezë fsheh shumë përparësi shëndetësore. Hulumtimet kanë dëshmuar që çokollata mund të reduktojë rrezikun nga shumë sëmundje të ndryshme, duke përfshirë sëmundjet e zemrës, sulmin në zemër dhe tru. Çokollata rregullon nivelin e kolesterolit, ndërsa një hulumtim ka treguar që është efikase edhe në rregullimin e shtypjes së gjakut.

Shkencëtarët kanë dëshmuar që konsumimi i moderuar i çokollatës mund të reduktojë dëshirën për ëmbël dhe ndihmojë te dobësimi. Po ashtu është dëshmuar që çokollata mund të lehtësojë simptomat e kollit kronik.


Duhet të mbani mend që jo çdo çokollatë është e shëndetshme, konsumoni çokollatë të zezë e cila përmban të paktën 70 për qind kakao. Po ashtu e rëndësishme është që çokollatën ta konsumoni të sasi të moderuara për të mos i bërë keq shëndetit tuaj.


Megjithatë, pavarësisht përparësive shëndetësore, çokollata nuk është e mirë për çdokënd dhe disa persona duhet ta shmangin sa më shumë.

Ekspertët theksojnë që të gjithë personat që janë të ndjeshëm në kafeinë duhet ta shmangin çokollatën. Kafeina mund të shkaktojë probleme me gjumin, ankth, dhimbje në stomak dhe therje në trup. Disa katrorë çokollatë të zezë përmbajnë madje 20 mg kafeinë,.

Nëse jeni të prirë për të pasur gurë në veshka, çokollatën shmangeni, sepse përmban acidin oksalik dhe kështu rrit rrezikun e krijimit të gurëve në veshka.

Personat që vuajnë shpesh nga dhimbja e kokës ose migrena po ashtu duhet të shmangin çokollatën e zezë, sepse përmban tiraminë, materien e cila tek disa persona shkakton krijimin e dhimbjes së kokës dhe përkeqëson simptomat e migrenës. 


Burimi: koha.net

No comments :

Post a Comment