Inspektorët të cilët vizituan një restorant të ushqimit të shpejt në Suedi nuk mundën të fshehin habinë kur në një kuzhinë gjetën mikserin për përzierjen e betonit.
Siç shkruan gazeta Svenska dagbladet, ata u befasuan edhe më shumë kur punëtorët e restorantit i njoftuan se atë mikser e përdorin për përgatitjen e salcës, transmeton Koha.
“Dolëm për të vizituar restorantit pasi një myshteri na informoi se në ushqimin e blerë në atë restorant kishte hasur në një vidhë”, tregoi një nga inspektorët.
Pasi pronari i atij restoranti është i ri në punën e hotelerisë, inspektorët nuk ia mbyllën restorantin, por mori vërejtje, të cilën e ka kuptuar shumë seriozisht, pasi që ditën e nesërme u pajis me aparate profesionale të kuzhinës.
No comments :
Post a Comment