Kryetari i Bordit të Google, Eric Schmidt dje gjatë ditës ka dhënë një parashikim interesant, ku ka thënë se brenda gjashtë ose nëntë muajve të parë të vitit, sistemi operativ i kompanisë së tij, Android, do të ketë më shumë se një miliard telefona të mençur.
Schmidt gjithashtu ka thënë se Google nuk e kishte ndërmend bllokimin e qasjes për softuerin e ri të Facebook, Home, duke thënë se ai ishte "i lumtur" për aplikacionin e ri nga rivali i Google, i cili e zëvendëson ekranin fillestar në telefonat Android.
Kjo, sepse Android është softuer me burim të hapur, dhe kompanitë janë të lira të punojnë me të për ta dizajnuar atë për nevojat e tyre.
Softueri pesë-vjeçar i Google për pajisjet e mençura mobile, Android ka qenë një hit i madh për Google, pasi që i ka dnë gjigantit botëror të kërkimeve në internet një pike të fortë mbështetjeje me konsumatorët të cilët gjithnjë e më shumë po qasen në ueb nga telefonat mobil në vend se nga PC-të.
Android tani është softueri numër një në botë për telefona mobil, i cili ka më shumë se 750 milionë pajisje mobile që mbështeten në këtë sistem operativ.
No comments :
Post a Comment