Autoritetet gjermane kanë dënuar Google për mbledhjen e jashtëligjshme të një numri të madh të të dhënash në emaile, fjalëkalime dhe fotografi, gjatë ndërtimit të shërbimit të saj “Stree View”.Zyra për mbrojtjen e të dhënave personale në qytetin verior të Hamburgut, tha se ka dënuar gjigantin e kërkimit në internet me 145,000 dollarë për thyerjen e privatësisë, në atë që ka quajtur si “shkallë të paprecendentë”.
Ky autoritet gjeti se përderisa makina të specializuara të Google ndërmjet viteve 2008-2010, merrnin fotografi për projektin e saj “Street Vieë”, ato po ashtu kanë marr edhe të dhëna nga rrjetet Wireless, që ishin të pambrojtura, transmeton REL.
“Sipas meje, ky rast përbënë një prej thyerjeve më të mëdha të mbrojtjes së të dhënave në histori”, ka thënë kryeshefi i zyrës për mbrojtjes e të dhënave personale në Hamburg, Johannes Caspar.
Google ka thënë se ka bërë “një gabim” kur makina e tij ka marr pranuar të dhënat e pambrojtura, të cilat i ka konsideruar të parëndësishme, dhe se kurrë nuk i ka ekzaminuar.
Megjithatë, kompania multinacionale është detyruar nga ky organ që të fshijë menjëherë të gjitha të dhënat që i ka marr pa leje.
No comments :
Post a Comment