Pas bujës së madhe që u krijua me lajmin që FBI dhe CIA mund ti lexojnë kur të duan tekstet e dërguara mes njerëzve në komunikimin përmes internetit dhe telefonisë celulare, sot kumtohet lajmi në vazhdim:
Dokumenti i brendshëm i administratës amerikane kundër drogës (DEA), i cili është siguruar nga CNET thotë se ky institucion është ankuar se mesazhet e dërguara me shërbimin e Apple, iMessage janë të koduar dhe "të pamundur që të përgjohen" madje edhe me një urdhër gjykate.
Sipas letrës së DEA-së, përgjimi i komunikimit të mesazheve mes dy telefonave të Apple që përdorin iMessage është i vështirë dhe i pamundur, edhe në rastet kur urdhëri për përgjim jepet nga një gjykatës federal.
Në mes të vitit 2011, kur Apple e pati lansuar shërbimin e mesazheve iMessage, në njoftimin e kompanisë thuhej se i njëjti do të mbështetet në një enkriptim të sigurt, por nuk thuhej se përgjimi ligjor në shërbim do të jetë i pamundur.
Mbase ky fakt ka bërë që iMessage të shndërrohej në softuerin më të famshëm të enkriptuar, pasi që pas një viti, drejtori i Apple, Tim Cook pati njoftuar se përmes iMessage ishin dërguar më shumë se 300 miliardë mesazhe, të cilat transmetohen në internet, në vend të formës standarde të dërgimit përmes antenave të telefonisë mobile.
Marur nga: Telegrafi.com
No comments :
Post a Comment