facebookgoogle plusrss feedmesazh

09 April 2013

Štefan Füle sot nervozohet në Maqedoni!

Edhe sa gjatë duhet të prisni para dyerve të Unionit Evropjan?!
Komisioneri i UE, Fule, tha që nuk pa parë përparim në vend dhe është i zhgënjyer që nuk respektohet marëveshja ndërmejt partive e sjellur në 1 Mars me ndërmjetësimin e tij, pas së cilit partia opozitare vendosi të mer pjesë në zgjedhjet lokale.
Mediumet Maqedonase u shprehën që sot pikërisht para Fule-s deputetët e qeverisë dhe opozitës u ballafaquan me fjalë dhe arsyetime për zgjedhje demokratike ose jodemokratike dhe për paregullsitë. Kryetarja e këshillit Radmilla Shekerinska, tha që opozita u kthye në Parlament mirëpo problemet mbetën.
Ajo shtoi që këto zgjedhje kanë qenë "rentgen" për rënien e Maqedonisë në të gjithë katër fushat në të cilat Komisioni Europian ka pritur përparim!
Ajo për më tepër tregoi fakte të manipulimeve të votuesve nga Pusteci, me anë të inçizimeve telefonike dhe dëshmoi që e drejta është e kufizuar në Maqedoni. 
Qeveria këtë e paraqet si rast subjektiv të opozitës dhe nuk е përkrah.

Atmosfera bëhej sa më intenzive dhe e nxehtë, kurse Kenan Hasip, refuzoi të shprehet për shkak të asaj që ai e quajti: "Kulturë e ulët e debatës".

Sipas Fule, turp i madh është për Maqedoninë gjendja me mediumet për shkak të ndërprerjes së dialogut mes Qeverisë dhe Mediumeve dhe tentimi të sillen ligje pa konsultim me gazetarët.

Poashtu edhe Naser Selmani shprehu brengën, që qeveria me të gjitha mjetet që posedon mundohet të kontrollojë mediumet.

Kjo mjaftoi që Fule të nervozohet dhe të thotë qartë: "Edhe sa gjatë duhet të prisni para dyerve të Unionit Evropjan?", dhe e lëshoi mbledhjen për të shkuar në obligimet e tij të tjera!

No comments :

Post a Comment