Dita e martesës, periudha e gjimnazit apo universitetit, si dhe momenti kur bëhesh për herë të parë prind konsiderohen nga shumë njerëz si momentet më të bukura të jetës së tyre. Megjithatë, një studim i ri provoi se momenti kur e shijojmë jetën më shumë është mosha 9 dhe 68-vjeçare.
Sipas anketës, kjo është mosha e saktë në të cilën argëtohemi më shumë dhe ndihemi më të shpenguar.
Në anketën e realizuar nga një kompani sondazhesh në SHBA, dy mijë persona ndërmjet moshës 5-80 vjeç u anketuan, duke u pyetur nëse argëtimi ishte përparësi në jetën e tyre.
64 për qind e 68-vjeçarëve u shprehën se të dëfrehen është qëllimi i tyre kryesor i përditshëm, një përqindje e kaluar vetëm nga fëmijët 9-vjeçarët, që dhanë këtë përgjigje në 80 për qind të rasteve, transmeton TCH.
Ndryshe nga sa mund të mendohet, në personat midis moshës 20-40 vjeçare, argëtimi luan një rol pothuajse të parëndësishëm, me 72 për qind të të anketuarve që u shprehën se ai nuk është madje as midis përparësive të jetës së tyre, krahasuar me dy përparësitë tjera: karriera dhe pagimi i borxheve.
No comments :
Post a Comment