Në botë që nga Greqia deri në Amerikën Qendrore aktualisht janë në shitje rreth 500 ishuj privatë me çmime të ndryshme varësisht nga tipi, pozita, sipërfaqja dhe objektet e ndërtuara.
Sajti Private Islands online sivjet ka publikuar katalogun e ujdhesave në shitje nëpër gjithë botën deha to sivjet janë rreth 500 sosh.
Disa nga ishujt e ofruar mund të merren me qira e fjetja në ndonjërin nga këta ishuj në Amerikën Qendrore kushton 1.000 franga zviceranë .
Në shitje ndër të tjera janë ujdhesa australiane Daydream, në stenën e madhe të koraleve me çmim 108 milionë franga. Në ujdhesë gjendet hoteli luksoz me infrastrukturën që nuk lejon më shumë se 300 mysafirë.
Ujdhesa Nosi Valiha, në veri të Madagaskara, me sipërfaqe 385 hektarë shite për 4,5 milionë franga. Ujdhesa është e mbushur me banane dhe me mango.
Në Karaibe shitet ujdhesa e pabanuar Rond Island me çmim 100 miliona franga .
Në arkipelagun e Fixhit shitet ujdhesa e vogël Jadua me 10 hektarë, në mes të Oqeanit të Qetës e çmimi fillestar i saj është 5,4 milionë franga.
Në liqenin kanadez Huron shite ujdhesa me sipërfaqe vetëm 1,6 hektar me çmim 5,5 milionë franga.
Në Karolinën Veriore në SHBA është në shtije ishulli Summer Hill, në liqenin që tërheqë dashamirët e sërfit e të kajakut, e gjente në lartësinë mbidetare mbi 1.000 shtrihet në vetëm 1.8 hektar. Në ishull gjendet vila për katër persona. Çmimi fillestar është katër milionë franga.
Në Itali shiten tri ujdhesa në miniaturë në arkipelagun Li Gali, përgjatë bregdetit italian..
Në Greqi shiten 12 ujdhesa, ndër të cilat edhe Patroklos, me sipërfaqe 260 hektarë, larg Athinës vetëm 25 kilometra. Ujdhesa është e pabanuar deh ka më shumë se 5000 trungje ullinj. Çmimi i saj është 190 miliona euro.
This comment has been removed by a blog administrator.
ReplyDelete