facebookgoogle plusrss feedmesazh

07 May 2013

Punohet në "largimin" e zbardhjes së flokëve


Ekipi i shkencëtarëve të Universitetit të Bredfordit (Britani e Madhe), ka zbuluar se njerëzit që kanë flokë të thinjura, zhvillojnë stres të madh oksidativ për shkak të akumulimit të hidrogjen-peroksidit në folikulën e qimeve, për pasojë flokët zbardhin vetveten nga brenda jashtë, transmeton Telegrafi britanik.
  Shkencëtarët nga "School of Life Sciences" në Bredford pohojnë se grumbullimi i hidrogjen-peroksidit mund të shërohet përmes UVB-së duke aktivizuar bashkëdyzimin PC-KUS, përkatësisht përmes pseudokatalazmit të modifikuar. Ky proces mund të përdoret edhe për shërimin e vitiligut, sëmundjes së lëkurës që e karakterizon humbja e pigmenteve.  

“Kjo është hera e parë që të kemi procesin kundër flokëve të thinjura që depërton në vetë palcën e problemit”, ka deklaruar profesoresha e Karim Shal;rojtar , duke shtuar se ajo që gjithë këtë e bën edhe më interesante është fakti se ky veprim është i suksesshëm edhe te vitiligu.

No comments :

Post a Comment