Rita Ora ka nënshkruar një marrëveshje prej 750 mijë dollarësh për të qenë modelja e linjës së rrobave të Madonës, “Material Girl”.
Këngëtarja me origjinë kosovare i është sugjeruar mbretëreshës së popit nga e bija e saj Lourdes, e cila thuhet se është fanse e madhe e Ritës.
“Lourdes është fanse e Ritës dhe ka qenë e pranishme në shumë koncerte të saj. Ajo e bindi të ëmën për të takuar atë. Rita rrëmbeu këtë mundësi pasi ajo është fanse e madhe e mbretëreshës së muzikës. Ajo gjithashtu beson se kjo do t’i hapë rrugën e suksesit në SHBA, ashtu siç njihet në Britaninë e Madhe”, - ka thënë një burim për “The Sun”.
Rita tashmë ka debutuar në ekranin e madh me rolin në “Fast And The Furious 6”, ndërsa është duke punuar për albumin e dytë.
No comments :
Post a Comment