facebookgoogle plusrss feedmesazh

15 May 2013

Studimi i OKB në vitin 2012 sinjalizon që femrat shqiptare janë më jetëgjatet në Ballkan


Bazuar në një studim të OKB-së, Shqipëria është vendi me njerëzit më jetëgjatë në Ballkanin Perëndimor. Jetëgjatësia në Shqipëri është mesatarisht 76.4 vjet (73.4 për meshkujt dhe 79.7 për femrat). Ndërkaq, vendi me njerëz më jetëshkurtër është Serbia, me një mesatare prej 74 vjetëve.
Sa i takon vendeve të tjera, Kroacia ka një mesatare prej 75.7 vjet, ndërsa Bosnjë e Hercegovina 74.9. Pas tyre vjen Mali i Zi me 74.5 vjet dhe Maqedonia me 74.2 vjet.
“Sa i takon Evropës juglindore, njerëzit më jetë më të gjatë janë grekët. Ata kanë një jetëgjatësi mesatare 79.5 vjet dhe ndiqen nga sllovenet me 77.9, hungarezët me 73.3 vjet, bullgarët me 73, rumunët me 72.5 dhe turqit me 71.8 vjet”, thuhet në raportin e publikuar nga gazeta e Tiranës Shekulli.

Një studim i tillë vjen pak ditë pas "Ditës Botërore të të Moshuarve" dhe një raporti të Fondit për Popullsinë në OKB (UNFPA) që parashikon se në vitin 2050 bota do të ketë dy miliardë të moshuar dhe 80 për qind e popullsisë së vjetër në botë do të jetojë në vendet e zhvilluara.

“Në vitin 2000 për herë të parë në histori kishte më shumë persona mbi 60 vjeç se sa fëmijë nën 5 vjeç. Ndërsa në vitin 2050, popullsia e 60-vjeçarëve do të jetë më e madhe se ajo e nën 15-vjeçarëve. Në 10 vjet parashikohet që numri i personave të moshuar të kalojë 1 miliard”, thuhet në raport.

Sipas një analize të “Global Age Wath”, Shqipëria është në vendin e 46-të nga 195 vende që janë marrë në konsideratë sa i takon jetëgjatësisë.

No comments :

Post a Comment