Sipas Rani Borkar, nënkryetar i grupit të Intel Architecture, thotë se procesorët e gjeneratës së ardhshme Haswell do tu ndihmojnë laptopëve të kenë 50 për qind më shumë jetëgjatësi të baterisë në punë, dhe deri në 20 herë më shumë jetëgjatësi gjatë kohës kur laptopi është jo-aktiv.
Këta numra tingëllojnë shumë të mirë për të qenë të vërtetë, por Borkar thotë se përmirësimet e efikasitetit të mundësuar nga procesorët Hasëell nuk do ta afektojnë performancën. Intel pritet të debutojë me procesorët Haswell muajin e ardhshëm në panairin vjetor të tregtisë - Computex.
Burimi: Telegrafi
No comments :
Post a Comment