Një mama franceze shkoi sot të jepte provimin e maturës në vend të të bijës, por ka përfunduar e arrestuar nga policia.
Gruaja rreth të pesëdhjetave u arrestua në flagrancë në njërin prej gjimnazeve të Parisit, ndërsa përpiqej të zëvendësonte të bijën në provimin e anglishtes, të maturës franceze.
Rreth orës 15:30, drejtori i shkollës lajmëroi policinë për ngjarjen. Gruaja 52-vjeçare, u vu re nga një mbikëqyrëse, që e njihte fytyrën e së bijës që prej provimit të filozofisë të disa ditëve më parë.
Pas kësaj, gruaja u dërgua në komisariatin e policisë, ku u mor në pyetje.
Provimet e maturës në Francë filluan me testin e filozofisë. Kandidatëve do t'u duhet të presin 5 korrikun për të marrë rezultatet përfundimtare, por me siguri vajza e mamasë nuk do t’ia ketë dalë.
Burimi: Indeksonline
No comments :
Post a Comment