facebookgoogle plusrss feedmesazh

20 June 2013

[VIDEO] Google: E duam Shqipërinë!

Uhëheqësi i “webspam” team i Google-s, Matt Cutts, ndër pyetjet e shumta që iu janë drejtuar (që bëhen kryesisht nga vizitorët në lidhje me Google-n), ka zgjedhur atë të Dardan Hasku-t – një pyetje që kishte të bënte me “injorimin” që po i bën Google Shqipërisë.

“Përse Google nuk e mbështet Shqipërinë fare? Nuk ka Places, google.al nuk është e avancuar, gjuha Shqipe nuk suportohet në adsense, asnjë faqe e vetme Shqiptare nuk është në Google News, etj. A do të thotë kjo që Google e urren Shqipërinë?” – ishte pyetja e tij.
Matt Cuts, në videon e tij, ndër të tjera u përgjegj:

“Ne nuk e urrejmë Shqipërinë fare. Jo, ne e duam Shqipërinë. Pikë.”

Pastaj ai përmendi disa përparime që janë bërë për Shqipërinë, përfshirë logon që e vendosi në Google për 100-vjetorin e pavarsisë, domainin që u ble së fundmi në Google, dhe theksoi se Google po punon shumë që të avancojë akoma më shumë mbështetjen për Shqipërinë,transmeton Telegrafi.

Ai pastaj falenderoi Dardanin për pyetjen, dhe tha se pas videoje do i japin një shtytje më të madhe avancimit të Shqipërisë.

Të shpresojmë që tani e tutje të mos ketë diskriminim të Shqipërisë nga kompani të mëdha siç është Google, dhe që kjo video të e avancojë Shqipërinë në aspektet e cekura në video këtu:



Burimi: Fish Media

No comments :

Post a Comment