facebookgoogle plusrss feedmesazh

02 June 2013

Penelope Cruz - pjesë e filmit “James Bond”

Penelope Cruz do të jetë “vajza-Bond” më e vjetër pasi aktorja do të interpretojë në filmin e 24-t të agjentit 007 që do të nisë xhirimet në verën e ardhshme, kur do të ketë mbushur 40 vjeç. 

Një burim pranë produksionit tha për ‘Daily Mail’: “Producentët kanë dashur ta kenë Penelope Cruz edhe në filmat e mëparshëm, por ajo ka qenë gjithmonë e zënë. Bisedimet kanë nisur dhe tani po merren me detajet e kontratës.”

Aktorja spanjolle po pret fëmijën e dytë me bashkëshortin Javier Bardem, por ky nuk përbën aspak shqetësim për producentët e filmit.

“Pas lindjes së djalit të parë, Penelope Cruz u rikthye shumë shpejt në formë dhe e njëjta gjë do të ndodhë edhe kësaj here. Ajo do të jetë një “vajzë-Bond” e shkëlqyer pasi është terheqese  dhe e zgjuar”, shtoi i njëjti burim.

No comments :

Post a Comment