facebookgoogle plusrss feedmesazh

24 June 2013

Pishtari Olimpik që shetitej në tokë, tani në kosmos.

Pishtari i estafetës së Zjarrit olimpik "Soçi-2014" për herë të parë në historinë e lëvizjes olimpike në fillim të nëntorit të vitit 2013 do të dërgohet në Stacionin Kozmik Nëdrkombëtar (SKN) në bordin e anijes së pilotuar "Soyuz TMA-11M" dhe pastaj do të nxirret në kozmos të hapur.
Për arsye sigurie pishtari nuk planifikohet të ndizet. Kjo u njoftua në një konferencë për shtyp në Qytetin e Yjeve nga Kreu i Agjencisë Kozmike ruse, Vladimir Popovkin.

Në kozmos të hapur pishtari olimpik do të nxirret nga kozmonautët rusë Oleg Kotov dhe Sergei Riazanskij. Pishtari olimpik do të kthehet në Tokë nga kozmonauti Fjodor Jurçihin, i cili ndodhet aktualisht në bordin e SKN-së. 

No comments :

Post a Comment