Një zhytës nga Michigani, SHBA ka gjetur një shishe me një letër brenda saj, të shkruar plot 97 vite më parë. Këtë gjetje ai e ka bërë në fundin e lumit, në thellësinë prej 9 metrash.
Letra “vinte” nga viti 1915 dhe ishte shkruar me laps nga dy vajza që ndodheshin në anijen me avull. Letra në të cilën është shkruar dhe e cila është futur në shishe ka qenë në fakt një biletë e avullores legjendare “White Star Line”, transmeton albinfo.
Por një gabim e kishin bërë vajzat atëbotë, ato nuk e kishin ditur se shishja që po e hidhnin në ujë ishte tepër e rëndë për të lundruar. Për këtë arsye ajo kishte rënë në fund të lumit dhe “posta” e tyre nuk kishte shkuar askund.
No comments :
Post a Comment