facebookgoogle plusrss feedmesazh

17 July 2013

Mushkonjat "i duan më shumë" njerëzit me grupin e gjakut 0

Dyfish më shumë sulmohen nga mushkonjat ata njerëz që kanë grupin e gjakut 0, në krahasim me ata që kanë grupin AMe sezonin e verës vijnë pushimet, kënaqësia në bregdet dhe ... deshëm ose jo, vijnë edhe mushkonjat. 

Por a ka mbrojtje nga to dhe përse ndodh që disa nga ne sulmohen më shumë nga insektet e nevertshme se sa disa të tjerë?
Përbërja e djersës, ngrohtësia e trupit dhe aromat e veçanta të ushqimeve e pijeve (në mesin e të cilave edhe ajo e birrës) janë disa nga faktorët kryesorë që tërheqin mushkonjat.

Por, një faktor me rëndësi, për të cilin është përfolur por nuk është ditur me siguri, që bën mushkonjat “të çmenden” është gjaku, më saktë, grupi i caktuar i gjakut të njeriut. Sipas një studimi të bërë në universitetin Wageningen, te 85 për qind të njerëzve grupi i gjakut sinjalizohet, identifikohet përmes lëkurës. Dhe, te ata njerëz të cilëve lëkura ua zbulon përkatësinë e gjakut, dyfish më shumë sulmohen nga mushkonjat ata njerëz që kanë grupin e gjakut 0, në krahasim me ata që kanë grupin A. Njerëzit me grupin B janë diku në mes për sa i takon “atraktivitetit” të tyre për mushkonjat, transmeton albinfo.

Ndërkaq studimi e hedh poshtë besimin e përhapur në popull se njerëzit “me gjak të ëmbël” janë më të preferuar nga mushkonjat.

Spray kundër mushkonjave dhe rrjetat që vendosen për këtë qëllim janë mjetet e vetme efektive kundër insekteve të mërzitshme dhe ndonjëherë edhe ë rrezikshme. Ndihmon edhe dushi para rënies në gjumë si dhe veshja e rrobave me ngjyrë të çelët. Kjo e fundit për shkakun se mushkonjat tërhiqen nga ngjyrat e mbyllëta.

No comments :

Post a Comment