Një ditë para ngjarjes së madhe të paralajmëruar nga kompania Nokia, Wall Street Journal ka raportuar se shitjet e linjës së telefonave të mençur Lumia kanë arritur një record të ri për tremujorin e katërt me radhë.
Burimet e besueshme të gazetës kanë thënë se Nokia ka arritur të shesë 8 milion njësi të telefonave të rinj Lumia për periudhën korrik – shtator.
Dhe kjo shifër paraqet pothuajse trefishin e sasisë prej 2.9 milionë njësive të cilat Nokia i ka shitur në tremujorin e njëjtë të vitit të kaluar, apo edhe krahasuar me 7.4 milionë nëjsi sa Nokia ka arritur të shesë në tremujorin paraprak.
Natyrisht se këta numra janë të vegjël nëse i krahasojmë me ato që i kanë rivalët e saj të mëdhenj, sikurse Samsung dhe Apple, mirëpo Nokia megjithatë po arrin ta dëshmojë se platforma mobile e Microsoft megjithatë e ka vendin e vet në tregun global të telefonave.
Siç dihet tashmë, Nokia është duke u përgatitur për të prezantuar 6 modele të reja të pajisjeve mobile nesër, në ngjarjen e saj në Abu Dabi. Në mesin e produkteve të reja do të jetë edhe tableti i parë i kompanisë i cili thuhet se do të quhet Lumia 2520, si dhe fableti Lumia 1520 i cili sjell ekranin e madh me 6 inç.
Burimi: Ilirida.net
No comments :
Post a Comment