facebookgoogle plusrss feedmesazh

03 December 2013

iPad Mini vs. iPad Mini Retina

Që prej lançimit të iPad-ëve të rinj të Apple është diskutuar së tepërmi mbi avantazhet e ekranit Retina.

Për të kuptuar diferencën mjafton të krahasoni iPad Mini-in e prodhuar më parë, ekrani i të cilit ka 786.432 piksel me iPad Mini Retina i cili ka mbi 3 milion piksel. Përveç cilësisë së ekranit, ajo çka të impresionon më tepër është performanca dhe shpejtësia e iPad Mini Retina.

Për analogji, mund të përmendim diferencën që ekziston midis macBook Air të prodhuar në vitin 2009 dhe MacBook-ut të prodhuar së fundmi i cili është i pajisur me proçesor Haswell.

Arsyeja e ndryshimit të performancës midis dy iPad-ëve është shumë e thjeshtë për t’u kuptuar.

iPad Mini ka proçesor shumë të vjetër A5 (duke marrë parasysh ecurinë e teknologjisë), ndërsa Mini Retina është i pajisur me proçesorin më të fundit të Apple A7. Performanca cilësore e tabletit Mini Retina shërben si një arsye më tepër për të përdorur gjithnjë e më pak laptopët.

Një prej barrierave kryesore të produktivitetit të tabletëve (ku përfshihet kryerja e një pune të vërtetë dhe jo thjesht shfletimi i mediave sociale apo argëtimi) ka qenë performanca. Në ditët e sotme mjafton të shtoni një tastierë dhe do të jeni shumë afër performancës së laptopit.

Për shembull, tableti cilësor Dell Venue Pro mund të konvertohet në një platformë profesionale dhe produktive nëpërmjet dizajnit të tij modular.

Duke marrë parasysh këtë mënyrë të re të përdorimit të tabletëve mund të themi se Apple ka plane të tjera strategjike për implementimin e proçesorëve A sesa thjesht vendosjen e tyre tek iPhone-ët dhe tek iPad-ët tradicionalë. (PCWorld Albanian)

No comments :

Post a Comment