Telefonat smartphone po bëhen gjithnjë e më shumë miq të shëndetit. Gjithçka falë një aplikacioni të veçantë i cili është në gjendje që të bëjë vizita dermatologjike, me efikasitet të njëjtë me ato që zhvillohen te mjeku.
Vizitat dermatologjike që do të bëhen nëpërmjet telefonit janë njëlloj të vlefshme, si të bëheshin te një mjek i vërtetë, ndërsa kursejnë edhe radhën nëpër spitale.
Tele-dermatologjia u shpjegua nga specialistët e Universitetit të Pennsylvania, në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, në një studim të publikuar në revistën “Jama dermatology”.
Nga analizimi i të dhënave u vu re se mjekët kishin dhënë të njëjtën diagnozë për pacientët që vizitonin direkt për 88% të rasteve, diagnozë e dhënë njëlloj si nga aparati smartphone. Aplikacioni i përdorur nga këta aparate celularë u krijua nga American Academy of Dermatology.
Burimi: BotaSot
No comments :
Post a Comment