Ka disa lloje të dhimbjes së kokës:
- Cluster
- Migrena
- Sinusi
- Tensioni
- Kokëdhimbja mesatare,
- Kronike
- E rrallë ose
- E keqe.
Puna në kompjuter mund të sjell një kokëdhimbje të njejtë. Poashtu edhe ndezja e thjeshtë e sinuseve ose alergjitë e ndryshme.
Edhe pse shkaku kryesor nuk është i njohur akoma, besohet se ngushtimi i enëve të gjakut mund të sjell kokëdhimbjen. Enët e gjakut në kokën tuaj lidhen me nervat e ndjeshmërisë së dhimbjes dhe këto aktivizohen saher që enët e gjakut tkuren, duke i dërguar kështu sinjal trurit. Kjo mendohet që është shkaku i dhimbjeve Cluster dhe të tensionit.
Besohet që zgjerimi i enëve të gjakut në kokë është faktor i rëndësishëm në shkaktimin e migrenës. Edhe pse kjo paraqete vetëm një komponentë.
Dhimbejt e tensionit mund të ndodhin edhe nga faktor të tjerë, siç mund të jetë presioni në qafë ose shpatulla.
Dhimbjet dytësore të kokës mund të jenë shkak i sëmundjeve të tjera.
Lista e sëmundjeve që mund të shkaktojnë kokëdhimbje është e gjatë.
Faktorët e mjedisit poashtu mund të shkaktojnë kokëdhimbje, si monooksidi karbonit (nga gazërat e automjeteve), përbërës të ushqimit, si: kafeini, çokollata.
Disponim | Shqip
No comments :
Post a Comment