facebookgoogle plusrss feedmesazh

04 April 2013

"Ajo hante faculeta letre" - Vogue!

Ish Redaktorja e magazinës moderne "Vogue" Kristi Klements pasiqë u pushua nga puna pas 25 vjetësh përvoje, ka publikuar librin e saj "Faktori Vogue" në të cilin i përshkruan sekretet e errëta të cilat fshihen në botën e modës!

Një nga gjërat më shokuese është rreshti ku ajo deklaron që ka parë një manekene e cila ka qenë duke hëngër faculetë letre për të përballuar urinë. Në një rast tjetër shprehet:
"Një numër i madh i modeleve e mbajnë gjallë veten përmes infuzioneve, ndërsa disa të tjera aq shumë i zë uria saqë mezi i mbajnë sytë hapur".

Disa nga ato që e kanë lexuar komplet librin mendojnë që ky zbulim "sekretesh" është hakmarje e shkrimtares që e nxorën nga puna.



No comments :

Post a Comment