Feng shui mund t’ju ndihmojë që shtëpia të duket më mirë, ju jep energjinë dhe njëkohësisht ju relakson.
Feng shui, praktika antike kineze e rregullimit të hapësirës në harmoni me rrjedhën natyrore të energjisë.
Për fillim, harroni në parregullsinë kreative sepse tërheq energjinë negative, caktojeni vendin për çdo gjë në shtëpi dhe energjia do të fillojë të qarkullojë më mirë. Njëlloj kështu edhe pluhuri dhe papastërtitë mbledhin vibrime të këqija dhe kanë ndikim negativ në shëndet.
Gjërat e thyera dhe që nuk rregullohen në shtëpi janë burim shumë i fortë i energjisë së keqe, prandaj largojini sa më parë që mundeni.
Zgjidhni me kujdes ngjyrat në shtëpinë tuaj që ngjyrat e shumta të mos ua lodhin sytë dhe trurin sepse shkaktojnë grindje dhe nervozë. Të mjaftueshme janë dy ngjyrat e murit të cilat duhet të përputhen, ku njëra të jetë më e fortë dhe tjetra më relaksuese. Bëni kujdes që të keni sa më shumë ndriçim natyral, i cili për dallim nga ai artificial sjell harmoni dhe disponim të ndritshëm.
Banesën dekorojeni me lule në dhomën e ditës ose ballkon sepse ajo tërheq lumturinë dhe energjinë e mirë. Por nëse vendosni lule të thata do të kenë efekt të kundërt, prandaj largojini.
Një këshillë për fund: dyert e banjës gjithmonë t’i mbani të mbyllura që energjia ujore e banjës të mos mbushë pjesën tjetër të banesës.
No comments :
Post a Comment