Google ka njoftuar që aplikacioni Google Translate për Android tani ka përkrahjen për përkthim offline nga 50 gjuhë botërore. Kjo domethënë se ju mund të përktheni me aplikacionin njejt sikur po shfrytëzoni kalkutalorin në Androidin tuaj, nuk ka nevojë për qasje në internet.
Natyrisht, Google e pranon që rezultatet nuk janë aq përfshirëse sikurse me lidhjen në internet, por thekson që është më se e kënaqur me përkthimin e disa frazave kyçe. Për të punuar funksionaliteti offline duhet që të downloadohen paketet gjuhësore brenda këtij aplikacioni, dhe lirisht mund të shkoni në Spanjë apo Kinë me përkthyesin bazik në xhep. Google Translate për Android kërkon minimum Android 2.3.
No comments :
Post a Comment